>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Të Gjeta Ty” Nga B.B. Poqi

06-05-2014
Rok këngëtari i njohur, Bajram Bylkybashi- BB Poqi, siç njihet në publik, ka lansuar videoklipin e tij më të ri ‘ Të gjeta ty’ . Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen zyrtare ‘Facebook’, ku ka treguar edhe për emrat me të cilët ka bashkëpunuar për ta realizuar videoklipin.



”Ma në fund spoti u krye..BB-poqi të ‘Të gjeta ty’ ..flm Ceni i Tropojes, Leutrim Bajrami, Muhes dhe Xenit nga Armadilo Blues Band”, ishte ky mbishkrimi që kishe lënë këngëtari.

Bylkybashi ka treguar edhe për albumin e tij që është në përfundim. Albumi ka gjithsej 8-të këngë, dhe pritet të dalë në treg mbas një muaji, e këtë gjë e kanë pritur më së miri fansat e këngëtarit, të cilët presin me padurim t’i dëgjojnë këngët realizuara nga i preferuari i tyre BB Poqi.


2 Fjalë Për Klipin E Ri “Të Gjeta Ty” Nga B.B. Poqi