>
BIOSHQIP

Baboo Darabuka, Shumë Të Kërkuar Nëpër Mbrëmje Muzikore

29-06-2014
Trendi i albumeve këtë vit si duket i ka kapur edhe djemtë e grupit ‘Babo Darabuka’, të cilët janë në përgatitje të albumit të tyre të ri. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i këtij grupi Alban Sejdiu në një intervistë për gazetën Tribuna, duke theksuar se po sjellin edhe një instrumental të ri.

Ata sapo kanë lansuar dy këngë të reja në njërën kanë qenë mysafirë, kurse tjetra ka qenë projekt i tyre. Bëhet fjalë për grupin ‘Babo Darabuka’ të cilët ishin mysafirë në këngën e Dafina Dautit të titulluar ‘Ska rëndësi’ dhe sollën projektin e tyre në bashkëpunim më këngëtaren Mimoza Shkodra të titulluar ‘Veq edhe ka njo’ e nuk e kanë ndërmend të ndalën me kaq, sepse ata po sjellin në treg projekte të reja. Për çfarë projektesh bëhet fjalë njëri nga anëtarët e grupit Alban Sejdiu ka shpalosur në detaje në një intervistë për gazetën Tribuna.

Ata tani do të vijnë me një tjetër instrumental të cilit ia kanë punuar edhe videoklipin dhe shumë shpejt pritët të dalë në treg, por ende nuk kanë vendosur si ta titullojnë “Tash jemi në përfundim të videoklipit të ri të një instrumentali veror, është instrumental vetëm i ‘Babo Darabuka’ dhe Dj Benity, ndërsa muzika është punuar se studion e Donat Prelvukaj, por ende nuk kemi vendosur si ta titullojmë” tregon Albani duke shtuar se videoklipi është realizuar në plazh dhe brenda këtij muaji pritët të dalë.



Kjo nuk është i vetmi projekt që ‘Babo Darabuka’ do të sjellin për këtë verë. Ata janë në përgatitje të albumit të tyre të dytë. “Albumi do të ketë përmbledhjen e instrumentaleve që i kemi realizuar këtë vit, si dhe do të jenë pjesë e albumit edhe bashkëpunimet me Mimozën dhe Dafinën. Albumi do t’i ketë 1 ose 8 këngë dhe do të dalë këtë muaj. Ende as për titullin e albumit nuk kemi vendosur, por po mendojmë që do ta lëmë titullin e njëjtë më këtë instrumentalin e ri që do ta lansojmë”.

Bashkëpunimet e fundit si duket mjaftojnë për këtë vit për ‘Babo Darabuka’ për shkak se Albani thekson se nuk do të ketë më ndonjë bashkëpunim këtë vit “Ne veçse kemi mbaruar me bashkëpunime, tash vazhdojmë me angazhimet rreth albumit tonë”. Si duket dëgjuesve po ju pëlqen muzika që e bëjnë ‘Babo Darabuka’ për shkak se këtë sezon verorë ata janë nëpër çdo mbrëmje të ftuar për të bërë muzikë.

“Kemi mbrëmje të shumta nëpër vendet e ndryshme të Kosovës, po ashtu në Shqipëri, Ulqin e Maqedoni. E po ashtu kemi shumë rezervime për dasma dhe ahengje të ndryshme familjare”, tregon Albani duke shtuar për fund se i përshëndet shumë fansat e tyre kudo që janë dhe i fton të jenë të pranishëm në mbrëmjet ku bëjnë ata muzikë.
(Arbnora Xani)

Baboo Darabuka, Shumë Të Kërkuar Nëpër Mbrëmje Muzikore