>
BIOSHQIP

Baboo Darabuka Vijnë Me “#origjinal”

11-07-2014
Baboo Darabuka, djelmoshat e shumë kërkuar në Kosovë, Shqipëri dhe jasht vendin kanë shpalosur për teksteshqip disa nga detajet e projekteve të tyre të fundit. Kanë qenë mëse aktiv së fundmi në muzikë. Para pak kohe ata kanë publikuar një duet me këngëtaren Mimoza Shkodra, e më përpara edhe një me Dafina Dauti. Dj Benity ka qenë ai i cili iu është përgjigjur pyetjeve të intervistës për teksteshqip.com. TeksteShqip: Baboo darabuka, jeni mjaft aktiv së fundmi në muzikë? Na tregoni disa nga angazhimet e juaja muzikore? Dj Benity: Po siç edhe e keni parë, ne kemi lancuar projektin e tonë më të fundit në bashkpunim me Mimoza Shkodrën, i cili u prit mjaft sukseshëm, po ashtu në muajin korrik, vjen një projekt tjetër si gjithmonë Baboo Darabuka & Dj Benity, e që quhet #Origjinal. TeksteShqip: Na flisni pak për këngën e fundit në duet me Mimoza Shkodrën? Dj Benity: Kënga me Mimoza Shkodrën, filloj nga një takim i yni në vitin e kaluar për tu realizuar si projekt final, ishte muajin e kaluar (qershor), e që është njëri ndër projektet tona më të reja që kemi lancuar. Këngën e ka punuar kompozitori i mirënjohur Florent Boashnjaku, ndërsa për tekstin është përkujdesur Rozana Radi, si gjithomonë në çdo këngë që mendojmë që është hit i bëjme edhe klipin, të cilin ja kemi besuar kompanisë "ASHA" që kemi bashkpunuar pothuajase në të gjitha projektet tona. TeksteShqip: Një këngë tjetër shumë e suksesshme ishte me Dafina Dautin "S'ka Rëndësi"? Si lindi ideja për bashkpunim dhe sa mendoni se pati sukses kënnga? Dj Benity: Dafinën e kemi mike të mirë, dhe kur e ndëgjuam këngën e saj në studio, na pëqlej shumë, dhe na ftojë për një bashkpunim, ne filluam regjistrimet në studio, i bëmë xhirimet e videoklipit dhe ky projekt po ashtu është në vazhdën e projekteve tona që kemi planifikuar këtë verë, e që edhe ky është pritë mjaft mirë nga ana e publikut, e që ne i falenderojmë jashtë mase për çdo mbështetje që ata bëjnë për muzikën tonë, dhe që e pëlqejnë e ndëgjojnë atë, ata na jepin motiv plus që të punojmë dhe të sjellim projekte sa më të mira.



TeksteShqip: Sa jeni të angazhuar gjatë kësaj sezone me koncerte? Dj Benity: Siç dihet sezona verore është më e ngarkuar se zakonisht, me mbrëmje, koncerte, ahengje të ndryshme, edhe në këtë verë e kemi të kompletuar me data, mund të themi që jemi një ndër bendet më të kërkuara si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, siç e dimë tash është edhe koha e plazheve jemi të anagazhuar nëpër shumë klube në Ulqin, Durrës etj. TeksteShqip: Jeni gjithsej 3 djem që e formoni këtë grup? Na thoni pak, keni shoqëri prej vitesh dhe a e kaloni kohën së bashku edhe në jetën e përditshme? Dj Benity: 3 Djem (3 in 1) , ka qenë edhe kënga jonë e parë, albumi jonë i parë që i bjen që të 3 djem kontribojmë qe grupin jonë të jetë aty ku është sot në majën e estradës sonë, u bënë shumë vite që jemi së bashku si grup, dhe normalisht ne njihemi njëri me tjetrin mjaft mirë, jemi të shoqërushëm, kemi lidhje familjare, kemi obligimet tona po normalisht edhe shoqëria nuk mungon gjatë gjithë kohës. TeksteShqip: Diçka nga jeta private e djelmoshave... Dj Benity: Jeta private është e çmueshme për secilin normalisht, dhe duhet të mbetet ashtu, 3 djem të ri me ambicie për të punar sa më shumë që të korrim suksese sa më të mëdha dhe të lëmë prapa fëmijëve tonë një karrierë të suksseshme dhe të atyre që do vinë mbas nesh. TeksteShqip: Keni menduar të realizoni album? Dj Benity: Albumi jonë i dytë vjen këtë verë po në këtë muaj korrik, e i cili i paraprinë edhe projektit tonë më të ri "Origjinal", e që njëkohësisht edhe albumi jonë i dytë do të quhet "Origjinal", mendojmë që promovimin e klipit dhe albumit tonë të dytë ta bëjmë javën e ardhshme.



TeksteShqip: Më herët keni marrë pjesë në disa festivale? Po tani, do t'ju shohim sërish? Dj Benity: Gjithmonë është kënaqësi të punojmë sa më shumë që edhe fesitvale të marrim pjesë, për momentin jemi të fokusar në albumin tonë të dytë "Origjinal" dhe projektin tonë të ri, po ashtu jemi duke punar shumë që edhe fesitvale mos ti lëmë anash. TeksteShqip: Faleminderit që pranuat ftesën për intervistë edhe pse e dimë që tani është sezona dhe jeni të ngarkuar. Për fund dëshironi të shtoni diçka? Dj Benity: Faleminderit juve për intervistën është gjithmonë kënaqësi të bashkpunosh me media, ju jeni ata të cilët e përçoni fjalën tonë tek njerëzit tonë, tek fansat tonë, të cilët i falenderojmë përzermërsisht për të gjithë kontributin e dhënë, në karrierën tonë 8 vjeçare, duke na mbështetur duke na përkrahur pa asnjë hezitim, ju falenderojmë nga thellësia e shpirtit, jemi me fat që kemi fansa dhe publik kaq të mrekeushllëm siç e kemi ne, ju falenderojmë shumë, dhe gjithmonë me ndihmën e juaj ne do të sjellim muzikë sa më kualitative dhe profesionale për ju. Ju faleminderit!
(Teksteshqip.Com)

Baboo Darabuka Vijnë Me “#origjinal”