>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur në Llaushë të Skënderajt, ku edhe kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet në gazetari i mbaroi në vitin 2002, ndërsa në sociologji në vitin 2009. Që nga viti 2003 punon si gazetar e redaktor i lajmeve në media të ndryshme. Aktualisht është redaktor i lajmeve në RTK - Radio. Herë pas here merret me shkrime të ndryshme publicistike, sikurse edhe me poezi. Vëmendje të veçantë i kushton sidomos poezisë satirike, si një mënyrë argëtuese për t'i vënë në pah problemet dhe dukuritë negative të shoqërisë.
Jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe dy vajzat.