>
LETERSISHQIP

Mall

Përshtatur nga I.Kadare
Ca pika shiu ranë mbi qelq. 
Tek po shikoja jashtë me mall.
S'po mund të dalim në qytet
Prandaj po sillemi në mahallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme 
Si erdhi sivjet kjo pranverë.
Gjithë bota mbarë e izoluar,
Siç është vendi ynë ngaherë.

Një thënie për Evropën e vjetër
Më erdhi në mend kuturu:
"Ne jemi pa liberalizim të vizave,
por të izoluar jeni edhe ju".

Të izoluar ne ishim edhe më herët
Ç'na erdhi kjo pandemi vallë?
Mangut e kishim edhe këtë dreq,
Na la të sillemi nëpër mahallë.
17 maj, 2020