>
LETERSISHQIP

Kungulli Dhe Kajsia

Një ditë kungulli i lavdërohet kajsisë
Je rritë moj kajsi, je bërë sikur lis
Kaq e madhe je, por frutat e tua
Assesi nuk mund të maten me mua.
Pa më shih mua, lozë e vogël jam
Por frutat shumë më të mëdha se ti i kam.

Ia ktheu kajsia, o kungull i shkretë
Ti jeton tre muaj, e unë tridhjetë vjet.