>
LETERSISHQIP

Në Rrugën Tënde

E di sa gurë ka kalldrëmi në rrugën tënde
E di sa pemë aty lulëzojnë në pranverë
E di sa lloje zogjsh këndojnë në ato pemë
Në atë rrugë e njoh çdo zhurmë e çdo erë.

Edhe fqinjët t'i njoh të gjithë, një nga një
Fëmijët e lagjes i njoh të gjithë me emra
Dyqanxhinjtë përreth i njoh dhe më njohin
Vetëm në rrugën tënde më rrahë zemra.