>
LETERSISHQIP

Qyteti Pa Lumë

Ky qytet nuk ka lumë
Dhe kjo e bën të mangët atë
Por, ne për ura kemi nevojë shumë
Më shumë se për çdo gjë.

Në këtë qytet si çdokund
Moti ndryshon në çdo stinë
Por kot, as dielli i pafund
Akujt mes njerëzve nuk i shkrinë.

Në këtë qytet nuk ka kopësht zoologjik
As pemë, as gjelbërim nuk ka
Por, sjellje kafshësh ka kudo, o mik
Është sikur xhungël në Sahara.

Ky qytet e mbanë në gji Nënën Terezë
Por, e ka humbur dhembshurinë
Dhe sikur një vrimë e zezë
Ua përpinë njerëzve dashurinë.