TEKSTESHQIP

Bajrush Doda
Kanga E Hikmetes
Lyrics

Nam i madh në Sarajevë
An e m'anë Kosova ndjeu,
Ndjeu Kosova, e lajmroi fisi
Boll shum njerin e habiti,
O, ke po vetka o sarajlia
Zo kush ke Hasan Fazlia,
O kush ke mor qaj Hasani
Tragjedi t'madhe që bani,
Prej Ratishi, afër Deçani,
Tragjedinë që bani n'Zarë
Jo për mend e as për pare,
Po luftoj se nuk pat qare,
Se e ndin veten shqiptar
Per ide,o t'veten shqiptare
Mos m'u lanë shqiptarve marre.
Kur Hasani paska ndi
Qe ka ik çika e ti
Qe na iki çika e ti
Dy javë ditë s'ka ardhë në shpi,
Ja mur burrin per pa t’vetë
Çka shqiptar't s'e kanë adet.
Qoj e thirre vllaun e vetë
Hajde vlla ta bajmë ni dertë
Hajde vlla ta bajmë ni dert
A po sheh vlla çka na gjet
Dert pe ban me v'llanë Zymerin
T'madh na mull Hikmetja sherrin,
Se qëta s'e kam pa andërr
Se po m'bahet Aleksi dhandërr,
Atëhëre n'kam koka çu Zymeri
Haj medet, bojkë i mjeri
Ti Hasan rri në shtëpi
Se je vlla ti ma dai-e
E na i ruen dy par thmi,
Jem tuj rrnue n’muhaxheri
Vlla Hasan thot unë do t'shkoj
Ta dhash besën luftoj
Ta dhash besën luftoj.
Jase jes vlla, jase pshtoj.
Çato fjal ja ka fol Zymeri
N‘kamë na u qu Hasan i mjeri.
Aj Hasani u qu ne kamë
Unxhu n‘tokë Zymeri ia ban-e.
Per pa ra vet allti
Barki ska me mu qshfry
Zemra jeme nuk ka meu ngi,
Qato fjalë ja ka fol Hasani
Njo as dy i shkreti nuk 'bani,
Ka ndez Shkodën n'at dakik
Si vetima po shkon n‘Travnik-e.
Si vetima po shkon n‘Travnik-e.
Te një shok e të ni mik,
E kish pasë tepër besnik
E kish pasë tepër besnik
Zeqë Berisha në Junik
Se te Zeqa kur po shkon
- Hajli koftë, Hasan ja ban,
Kallxo shpejt çka ka të re
Po shoh ftyra se t'u ka zbe,
Niska i ndjeri shpejt me i kallxu
O bre Zeqë, kuku për mu
Mu m'ka gjetë çka s'kam kujtu
Çika madhe m'u ka martu-e
Pse u martu spata dert
Pse s’kam ditë, pse s‘mka vetë.
Ta kish marrë ni musliman
S'pata për te madhe me ja nxanë
E ka marrë ni pa fe nji shka
Për gjysë zemrën ma ka da
Qysh mi ba une anmikin mik
S'muj me rrnu asnji dakik,
Besom Zeqë se sjom tuj t‘rrejtë
Por po shkoj se s’po kom nje.
Ka qel Shkodën mren o hi
Zeqë Berisha unxhet skaj ti
Nal Hasan du me ardhë me ty
E s'po vi thot për trimni
Me ta hjek t‘shkreten merzi
Kalli kerrin e kan mshel
Veq ne Zarë kur e kan qelë.
Shkun ne Zarë ne shetitore
Krah per krah o dorë per dorë
E bre Zeqë a j‘au din adresen
Po ja kish Hasanit vesvesen
Ja kish pas Hasanit vesvesen
Thot Hasanit ki me ma dhanë besën
Ma jep besen se si vret
Hajt bre Zeqë mos ki dert
Se si vrajë mos ki dert
As me dorë s‘kom me ti prek
As me dorë s‘kom me ti prek
Veq jom ardh hikmeten me t’vetë
A e ke marre këtë burrë me vullnet
Ja dha besën, ja ka dhanë dorën
Edhe në kerr po ma len revolen,
Hajt bre Zeqë mos ki dert
Se s'du kurrkush me ma pa sherrin,
E len Hasanin përjasht tuj pritë
Perpjetë shkallëve Zeqa u ngjitë
Përskaj dere ju ka avit
E tri here n'derë paska trokit
E çel derën, jau Ishon sytë
E hikmeten po i gjan të dyt
Çika Zeqen kur e pa
Baca Zeqë, ku ku ka ba,
Baca Zeqë, ka ba ku ku,
Athu baba m'paska hetu
Se ku jame ku jam shku
E me kan unë jam martu?
O, Hikmete i ka bërtitë
O te plaçin te dy sytë,
E kam lanë perjasht tuj pritë
Fort Hikmetja ka bërtitë
Koka ardhë baba mem mytë
N'daç mem mytë, n'daq mem vra
Kurrë s'e la me të pa u pa,
Se unë vetit ja kam ba..
Perjasht qika koka dalë
Don me babën për me u fale.
Prej gazepi e nxjerr revolen,
Edhe t‘shkretës ja ka dhan dorën
Prej gazepi e kqyr revolen
Hec te baba mos ki dert
As me dorë baba nuk t'prek
Veç asht ardhë baba me t'vet
A e ke marrë këtë burre me vullnet.
T‘drejten babës me ja thanë
A po i rrin, a je pishman
Pra tu dokt qe je mashtru
Ty rinia t‘ka tradhtue
Hyp ne kerr hajde me mue
Keshtu po i flet o me fjalë te buta
Krejt hikmetes ju hoq tuta
Po i përgjigjet o babës vet
-E kam marrë o bab me vullnet
E kam marrë o me vullnet
Pse asht shkja s’po kam dert
Per shkja s‘po kom dert
Vet jam kanë ne fakultet
Ky ka boll dukatë e parë
Edhe vetë s‘jom krejt shqiptare
Nanë e dajë i kam boshnjak
Hajn kompira, kaqamak
E per komb nuk ndine aspak
Ather dhandrri ja paska msyje
Edhe dorën ja paska shtri
Une jom thot i yti dhandërr
E kom emrin Aleksander
I kam pasë edhe katër gra
M’ka shku koha tuj u përla
Ma ne fundë me to jam nda
Me çike tane do t’jetoj
Sa t‘jame gjall me do t‘rrnoje
E per t‘gjallë kur se tradhtoj
T‘dyve fjalt po ja u ndegjon
O me zemer tri here po shmon
Zeqë Berishes sytë ja l‘shoj
Hajde Zeqë se po t‘tradhtoj
Ma kta dy sun i duroj
As me ta s‘u përshëndetë
Hyn ne kerr, u kthyen apet
E len Zeqën ne shpi të vetë
E len Zeqën ne shpi të vetë
N‘Sarajevë ja ka msy apet
N‘Sarajevë kur koka shku
flet me vlla, po flet me grue
flet me gru e nane
Hiq kerkuj gjall si kallxon
Ne sabah heret u que
Koka vesh, koka shtrëngue
E ne punë koka shkue
Dej n‘dy ora paska punue
Kerkuj gjall si ka kallxu
Veq pe mushë xhepin fishekë
O me t‘nxheme i mer 17
E ne kerr po hin apet
Me nji mene ka msy me dekë
Me nji mene ka msy me dekë
Shkon ne Zarë n‘ora dhete
Koka hi n‘hotel me fjetë
Ne mengjës kur dilli shkrepi
Po shëtitët per breg t‘detit
Edhe kerrin e parkon ngjeti
E parkon e paska lanë
Koka nisë po hecka kamë
N‘banesë t‘dhandrrit fill po shkonë
N‘banesë t‘dhandrrit po shkonë
Shkelëm derrës po na i mshon
Krah em krah po ma copton
O piskamë t‘madhe ja u banë
O, zo ku t‘kamë Aleksandër
Me ditë t‘sodit po t‘bajë dhanderr
E ke ditë o zogu i çifarit
Se kjo asht bija shqiptarit
I kishe pas ment e gomarit
Per ty marre si doktorr
Me t‘u ba mendja maçorr
Si e han minin ne tallë
Qysh me ba vetën budall
Mos kujto s‘jam ardh m‘u tallë
Zemrën flakë kam me ta kallë
E ka nxjerr Valterin prej shoke
Ah ti kajsha dymbdhjetë loke
Me dorë t‘majtë i a ngjet për gjyksi
Me dorë t‘djathtë mir e qendisi
Ja ka falë katër fishekë
Dekun n‘tokë pe qet
Dekun n‘tokë po i vjen era
Kamt te ziti, kryt te dera
Fort hikmetja ka bertitë
N‘tjetrën dhomë shpejt osht ik
E Hasani m‘brapa po i shkon
Edhe n’gat ju ka avitë
E per floksh ja ka n‘gjit
Fort hikmetja ka kukat
Mos em vraj se m‘ki evlad
Mu m‘ka dal bija boshnjakes
Mir ja hupë jetën babës
O qysh ditë mori bij
Zemrën babs me ja gri
E Tkom pas ma t‘parin femijë
Jetën tem‘ kisha dhanë per ty
E qysh mujte me m‘tradhtuë
Gjdo deshirë ta kam plotsu
E t‘kam rritë e t‘kam shkollu
Ee alltin e ka dredhu
Coll dy here n‘ta ka shti
Ja ka dhanë dy pluma t‘zi
Ju ka rrxu babës vet ner sy
Krejt i mjeri o habitë
Thon evladi t‘prekë ne shpirt
Ju kan hup shprësat e jetes
E ja kthej valterin vetës
E dy here n‘vete ka shti
Ja dha zemrës dy pluma t‘zi
Edhe vetës ja mur jeten
Kry per kry o me gjith Hikmeten.

* Bajrush Doda edhe Hasan Fazlia jon kan tezak, edhe nipa te Avdyl Osmonve t'Vragocit, heren e par osht kendu n'kullen e Avdyl Osmonve n'Vragoc. Ngjarjen ja ka kallxu vllau i Hasanit, Zymeri, edhe Bajrush Dodae ka thur tekstin.

DËRGOI: