>
BIOSHQIP
Biografia
E lindur dhe e rritur me këngën dhe humorin, pasi rrjedh nga një familje artistësh, siç janë i ati Nimani, muzikant dhe humorist, xhaxhai Shefqeti, i ka rënë tepër mirë harmonikës, vajza e xhaxhait Shqipe Abazi, këngëtare e mirënjohur, dhe s'ka se si të mos jetë dhe Bardha në atë drejtim. Vlen të përmendet e ëma e saj, Rukije Mustafa, e cila është autore e këngëve "Pik me rrema shero shero", "Moj e mira nëpër therra", etj. Pra thënë thjeshtë, Bardha e ka trashëguar artin në përgjithësi. Ka edituar tre albume të kënduara Live, dhe një Tubo folk. Gjithashtu Bardha ka rregjistruar edhe disa bashkëpunime, ku mund të veçojmë atë me Elmirand Kryeziun, albumin Live me Bekim Kumanovën, e të tjerë. Ajo është e martuar me beratasin Elton Sula, i cili është një menaxher tepër i shkëlqyer, dhe kanë një vajzë me emrin Rea.

Në vitin 2008, Fatbardha Mustafa (Bardha) publikon albumin "Shpresoj".

Më datë 24 Shtator 2009, Fatbardha Mustafa (Bardha) publikon videoklipin "Pran Shtepis Sate".

Më datë 28 Shtator 2013, Fatbardha Mustafa (Bardha) publikon videoklipin "Jetoj".

Në Nëntor 2013, Fatbardha Mustafa (Bardha) merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "O Kurbet Qofsh I Mallkuar".

Në vitin 2013, Fatbardha Mustafa (Bardha) publikon albumin "Live".

Më datë 22 Mars 2014, Bardha publikon videoklipin "Engjelli I Shpirtit Tim Je Ti", në bashkëpunim me Rati.

Në vitin 2015, Fatbardha Mustafa (Bardha) publikon albumin "Nusja Si Princesh".

Më datë 23 Dhjetor 2017, Bardha publikon videoklipin "M’ka Denu Dashnia". Teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 24 Qershor 2018, Bimi Mustafa publikon videoklipin "Zjarr Do Ta Bëjna", në bashkëpunim me Fatbardha Mustafa & Jay Kes. Muzika e këngës u punua nga vetë Bimi Mustafa.
DËRGOI: