>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari i ri në skenën muzikorë Bardh Beselica sapo ka lansuar këngën e tij të re të titulluar “ Veç unë e ti”, ndryshe ky këngëtar e ka edhe studion e vet në të cilën punon këngë si për vete ashtu edhe për këngëtarët e tjerë të rinj të cilët kanë talent për muzikë.

Bardhi Beselica, këngëtari i ri llapjan të dielën ka promovuar klipin e ri të këngës "Veç unë e ti", në bashkëpunim me Omeka Studio dhe produksionin e ri "Sun Entertaimet", i cili udhëhiqet nga dy djelmosha të talentuar Telah dhe Adnan Llugaliu. Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Alban Rexha, ndërsa tekstin Shqiprim Sadiku.

Xhirimet e klipit janë bërë në plazhin e bukur të Ulqinit ai në një prononcim për gazetën Tribuna ka treguar se është ndarë shumë i kënaqur me xhirimet “Xhirimet kanë zgjatur 4 ditë dhe unë jam ndarë shumë i kënaqur më punën e produksionit. Ky është klipi i katërt Bardhit ai merret me muzikë që nga viti 2009 dhe i ka të realizuara gjithsej mbi 50 këngë kryesisht të zhanrit RNB dhe POP.

Bardhi tashme punon edhe si producent në studion e tij Omeka, të cilën e ka hap në vitin 2013, ku incizon dhe mikson këngë për këngëtar të ri. Ndërsa pyetjes se nga inspirohet për këngët që i bënë Bardhi i është përgjigjur “Inspirimin për të bërë muzikë e gjej te vetë muzika, një tingull i mirë më shtyn që të bëj diçka të mirë dhe normalisht që tingulli i mirë e nxjerrë një këngë tjetër të mirë” thotë ai.

Ndryshe Bardhi është duke punuar edhe disa këngë të reja, ai tregon se edhe për bashkëpunime është duke menduar “Po jam duke përgatitur disa këngë të reja, edhe bashkëpunime ka me pas por ende nuk janë caktuar se me kënd do t’i kem” thotë këngëtari për fund.

Më datë 24 Gusht 2014, Bardhi Beselica publikon videoklipin "Veq Un E Ti".

Më datë 23 Korrik 2016, GT publikojnë videoklipin "S'e Kam Dit", në bashkëpunim me Labinot Hakaj & Bardhi Beselica.

Më datë 4 Prill 2017, Bardhi Beselica publikon videoklipin "Gjaku I Zemres", në bashkëpunim me Dardan Restelica.

Më datë 2 Tetor 2017, Bardhi Beselica publikon videoklipin "Pishman". Muzika e këngës u punua nga vetë Bardhi Beselica, teksti u shkrua nga El Sunney, ndërsa për orkestrimin u kujdes Bardhi Beselica.

Më datë 4 Mars 2019, TrimB publikon videoklipin "Pa Mu", në bashkëpunim me Bardhi Beselicën. Teksti i këngës u shkrua nga TrimB & Nurteel. Produksioni audio u realizua nga Nurteel.

Më datë 1 Korrik 2019, Bardhi Beselica publikon videoklipin "Pa Probleme". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nurteel.

Më datë 2 Prill 2020, Bardhi Beselica publikon videoklipin "Lulije". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nurteel. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.
DËRGOI: