>
BIOSHQIP

Barooti: Neve Na Njohin

03-06-2012
Reperi nga Prishtina, Barooti, ka lansuar këngën e tij të re që titullohet "Neve na njohin".
Barooti, reper veteran që bën pjesë në 'labelin' që së fundmi ka filluar të rikthehet fuqishëm në skenën e hip-hopit shqiptar, TBA, thotë se kjo këngë flet për realitetin e repit në Kosovë.

"Kjo këngë flet për faktin se TBA ka qenë gjithmonë gjallë dhe gjithmonë në maje. Nëse ka ndodhur që disa që e quajnë veten reper të dalin në skenë dhe të thonë se janë më të mëdhenj, atëherë e kanë gabim dhe kjo pasqyrohet më së miri në këtë këngë", ka theksuar Barooti.

Ndër anëtarët e TBA që së fundmi pritet të lansojë goditjen përfundimtare para koncertit të madh të 15 korrikut, është Unikkatili, që e ka të rezervuar datën pesë qershor për publikimin e bashkëpunimit të tij me Presionin, këngë e cila do të mund të blihet në iTunes.
(Telegrafi)

Barooti: Neve Na Njohin