>
BIOSHQIP

Beatrix: “Pasqyrë Moj Pasqyrë Kush është Më E Bukura Në Botë”

16-12-2015
Beatrix Ramosaj ishte së fundmi në fokusin e mediave për shkak të një debati virtual me këngëtaren Enca Haxhija.

Reagime nga më të ndryshme kishte në media për shkak të kësaj "xhelozie". Albërije Hadërgjonaj kishte publikuar një status në Facebook mbrëmë me plot fjalë miradije për Beatrixin, dhe kjo gjë mesaduket nuk po i pëlqen Encës.

Nuk dihet ende nëse ka përfunduar gjithçka, mirëpo Beatrix ka publikuar një foto shumë interesante sot në Instagram.

Ajo ka postuar një foto të sajën përball pasqyrës, e ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: "Oh pasqyrë .. oh pasqyrë .. Ju jeni shumë e mirë për mua”

Por çfarë ka dashur të thotë Beatrixi me këto vargje nga përralla e njohur e Borëbardhës? Mos vallë ka dashur të e lavdërojë vetën apo thjeshtë ka qenë diçka e momentit.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Beatrix: “Pasqyrë Moj Pasqyrë Kush është Më E Bukura Në Botë”