Bebe Rexha

Bebe Rexha Në Renditjen Billboard Charts

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[02-03-2014]
Skenës së muzikës ndërkombëtare i shtohet një tjetër yll shqiptar, këngëtarja Bebe Rexha, e cila kohët e fundit ka publikuar video klipin “Take me home” duke hyrë menjëherë në top listën amerikane të “Billboard charts”.

Kjo këngë gjithashtu është renditur në vendin e shtatë në Australi, në Kanada dhe në Zelanden e Re, ndërsa pritet që së shpejti të publikohet në Europë.

Këngëtarja shqiptare nga Dibra e Madhe, Bebe Rexha komplimentohet nga kritika për zërin e saj me shumë stil, por edhe për aftësinë për të realizuar hite për artistët e tjerë.

Pak muaj më parë, ajo realizoi super hitin “The Monster” që këndohet nga Eminem në bashkëpunim me Rihanna dhe që është rënditur në vendin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo gjithashtu është autore e këngës “Like a champion” të Selena Gomes.
 (BalkanWeb)

Bebe Rexha Në Renditjen Billboard Charts

  Cash Cash - Take Me Home (Feat.Bebe Rexha) [Teksti dhe Klipi]

Komente 0