>
LETERSISHQIP

Koha La Shenjë

Ditët e netët kalojnë në purgator,
 Shpesh faqeve të mia formohet trake
 Sjell ndërmend ndonjë mëkat të largët,
 E si fole e vjetër në pemë nis lagem.

 Eh jeta braktisjen shpesh rezervon,
 Lehtë hapat rrokullisen të lodhur
 As edhe xhindi mendjen se kontrollon
 Gjallesat u ligën, kjo s'kishte ndodhur.

 Në duar smartfoni përpëlitet,
 Si një harabel i zënë nga gjeraqina,
 Nuk të nxjerr dot, at mall që lebetitet,
  Unë virtualen të sjell nga gremina...

 E malli gërryen e gërryen,
 Më keq nga pika e shiut gurin,
 E ku të përplaset i ziu njeri,
 Ështē kaq i trembur s'kalon dot murin.

 
  Eh, e keqja nisi që larg...
  Dikur edhe miqësi kemi patur,
  Në vesh vërtitet një llaf i vjetër,
  Nga e verdha telashin keni për të gjetur...!!

31.03.2020