Bedri Çera Poezi
Bedri Çera

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Po E Jetojmë!

Një i çmendur të gjithë i çmend,
Tha i madhi Dritero,
Diku këmba i mbeti peng,
Që na nxori këtë hata..

Çmenduria erdhi pas,
Nê atë kohë ëndërra mbaruar,
Për të kalu ylberin në këmbë,
S'ishte parë, s'ishte dëgjuar,

T'i ike pa parë sulltanë,
Një kodosh i përvëluar,
Ne që mbetem paskëtaj,
Në korriz t'gjitha provuam.

Qytetet kthyer në fantazma,
Veç ushtar e kësulëzi,
Në labirinthe janë fut njerzit,
Edhe urithi i ka zili...!

Eh për natë na del Sulltani
I vrerosur fund e kry,
S'keni parë gjë akoma,
Do t'ju nxjerr dhe ujë të zi...

Mblidhet plaku e dridhet fëmija,
Thika në asht u është afruar,
Po sheh ëndrra shoqëria,
E gjora mendje është bllokuar.

Sytë mbajmë nga perendimi,
Këmbët më s'po na mbajnë,
Kemi qarë e jemi lutur,
Kemi humbur dhe davanë...!!

Thonë që na paskan nemur...,
Mos me vënë këmbën mbi rrugë,
Po të na zinte ky dreq mallkimi,
Këmbët dhe s'na kishin zënë..!

02.04.2020

- Poezi nga Bedri Çera



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0