>
LETERSISHQIP

E Gjora Mendje..!!

Hallemadhja ime po degëdiset,
Vrapon, rrihet sa humb valën..
Mbarë e prapë vërdalliset..
Zgjoi i vjetër nuk e ndalen...!
Doja në burg ta kisha futur,
Po prapë targën do më kishe lënë,
Kthehet shpejt nga është nisur,
Pasi bredh nga ç'do anë.
Unë  si vura krahë të bardhë,
Por inati ma bën erë…
S'më lenë rehat thotë, kudo hunë po më vënë..
Po shpërlahem e përlotem në izolim kisha qenë..
Unë i lutem e përgjërohem e i bie nën këmbë,
Shif moj ç’më kanoset...
Ç'më mërmërit nëpër dhëmbë..!
Nga kush pret të fundoset…!
Kjo flamë mavi që shin'ë në lëmë...!!
Peshkopi, më 13.06.2020