>
LETERSISHQIP

Edhe Kështu Të Dua

Mēngjeve t'korrikut si grerëza po rri,
Mes zhurmash i vetëm kafen e pi, Memoria zgjon flatrat në rrethimin tim,
Te kafja e" Yllit" eshka m'djeg skutat deri n'amshim..

Qyteti nē agoni më humbet..,
Me gjumë letargjk syshë shpërthyer,
Si litarë të vjetruar po më shkundet,
Nga interneti sinjalet bien n'sofrën e thyer..

Frymëzimin e gjej i zaptuar nga ethet..,
Kurthet më heqin muzën e më mbetet fantazia,
Qyteti dhe hijet më janë ngatërruar,
Në grackën e padukshme si lëmsh jam lëshuar..

Se di pse të shoh bardhë e zi qyteti im,
Copëzat e jetës time të shpërndara cep më cep...
Të ecësh mbi bulevarde kujtimesh fort tē mbërthen,
Mbi të, të shkelësh t'kaluarën një vorbull që shëmbëllen..

Nuk të mallkoj dot qyteti im..
Mē mbajte më deshe kur s'isha i bërë..
Ashtu të rrahur të pëlqej dhe sot..
Prandaj s'na ndan kush për jetë e mot..!

Peshkopi,më,25.07.2020.