>
LETERSISHQIP

Fshait Tim

Rrugëve të tua këmbëzbathur i përshkuam,
Nga "Kaushi"të shoh e dridhem,   histori që jetuam..
Mu përzi në asht e nga sytë kripën volla..
Unë atëherë të desha, farëz nga gjiri jot dola..!

Vendet nuk kanë ndryshuar si të fjetura qëndrojnë,
Pamjet, rrugët, e pak njerëz tē harruar vëngër të shikojnë,
Përrojet, dardhat, arrat, thanat edhe gurët,
Ishin akoma bashkë, të heshtura e të rëna vetëm muret..

Ne ikëm, lamë çdo gjë aty, duken si dikur,
Ajrin që thithnim më ngjan që ska ndërruar kurrë,
Ika pa tē kërkuar falje shumë vite më parë,
Prandaj një copë kallkan më qëndron ende varë...

Rrugëve të ngushta mbuluar me hithra e bar,
Këmbët mezi mbajnë, nostalgjia më vuri këmbë mbi altar..
Imazhin tënd vitet s'guxuan t'ma ndryshojnë,
Po ti ishe i zbrazur e jetë nga lēmshi vogël ende frymojnë..

Nuk e di pse ty vazhdoj të kërkoj,
Në gjurmët e së djeshmës tënde ende  jetoj,
Brenga trupin ma muros, prapë shtegtoj
Kështjellat e ndërtuara nga t'i gur më gur, liria u shterroj...
Peshkopi, më 05.08.2020