>
LETERSISHQIP

Kumbullës

Kumbulla e gushtit në shpirt më la me ves,
Më ka vënë shkrepsën e si qiri po vdes,
Shiu përplaset në trup, vetētima  më mbërthen,
Mbytmë me gërshetin tënd, mos të lind ç'do mëngjes..

Deti i syrit tënd dynjanë fut në hall,
Drita brenda kumbullës nuk din kë të ç'mall,
Një vullkan  i vogēl në zemër mu më ra,
Sa herë që teshtitem, malli nuk mu nda..

Vesa ra në kumbull, gati e hutuar,
Merr formë diamanti loti i holluar,
Brenda gjoksit tënd në fund precipitoi,
Ngriu vesa e gjorë, por rrezet larg i çoji.

Faqet e tua kumbull kush i kapërcen,
Nganjëherë janë bojqielli  edhe detin e gënjen,
Që bota të ec normal me hapin e saj,
Na le një derë të vogël të hyjmë dhe ne pastaj...
Peshkopi, më, 17.08.2020