>
LETERSISHQIP

Tik Taket E Mia

Kam harxhuar shumë vite,
Ndaj spitalit i jam afruar,
Të pyes thashë mos jam sëmurë
Se mushkonjat më kanë thumbuar..

Kur më afrohet erë e ftohtë..
Dridhem forte e turbullohem
Kërcasin e dhembin të gjithë organet
Shumë të idhnuara rebelohen.

Ditën më dhembin nga njerëzia,
Natën nga ëndrrat e pambaruara,
Të jetë vallë kjo pleqëria!?
Shtëllunga resh të ngarkuara..

Si nuk e vura re mē parë
Gjithmonë thosha s'ka ikur dimri..
Desh u mbyta me ilaçe
Kur shfletoj fletēt e këtij libri..

Të lexoj më mësoi dashuria
Duke u verdallosur nëpēr libra,
Jam menduar e jam sfilitur
Nuk arrita, e nuk arrita t'jem i mirë e t'jem i ditur...

Ndaj erdha në spital i këputur nga kēto efekte...
Sepse e ndiej vetēn të sëmurë e i lodhur për vdekje...
Prandaj u linda nga sikleti,
Vuajta shumë nga dhimbjet ndaj si marr t'gjitha me vedi..

Peshkopi më 07.09.2020.