>
LETERSISHQIP

Shelgu

Shelgu lotues gjithmonë i varur,
Ndoshta migrena e fort e mundon
Edhe për vjeshtën sytë nuk ka çelur
E rëndë në ëndrra e mëkate si stampë e vjetër daton...

Ajo mund të vij edhe duke fishkëllyer
Kur dhimbjet e tua nga brenda agravohen,
Një ditë do ta shohish veten të ç'veshur,
Migrena e ngjizur vështirë të kalohet...

Degëzat e tua të përkulura mbi tokë,
Xhepi në anën e majtë nga fjalët është fry...
Të është mbledhur si lëmsh, heshtja e mallëngjimi.
Çelësat e një bote të mistershme lirinë ta kanë dry..

Dhimbjet apo meditimet ndër vite të kanë plakur,
Krahët i ke mbledhur si e zënë në faj,
Apo epshet rinore vragë të kanē lēnë,
Migrena si plagë kurore nuk të lëshon pastaj...

Shirat e vjeshtës faqet t'i lëmojnë
Që gojëzat e tua mos qëndrojnë të mpira..
Edhe heshtja kërkon dinitet
Nuk përballohen ndryshe kohët e vështira..!!
Peshkopi, më 28.09.2020