>
LETERSISHQIP

Muzgu

Muzgu bie i purpurt i përzier me gjethe,
U zgjua vetmia dhe më përshtjellon,
Ky është mirazhi im që vuan nën ethe..
Flijohet dielli më shpejt nga çe ka zakon..!!

Unë e muzgu endemi në rrugë,
Nën gjethet e tua fillova të avulloj,
Tek më vërviten lehtë si një pendë,
Copëza mendimesh nisa të çliroj..

Nuk mu nda kurrë muzgu si pasqyrë kalon,
Sytë e t'u të ëmbël, memorien ma eksiton,
Më ndoqe pa u mërzitur, nga pas një jetë,
Sa herë ndjehem keq, me ty e kaloj lehtë...

Bujarisht muzgu si sfungjer na mbështjell,
Duke na lëshuar nën jorganin e tij
Mallin e mbledhur se ç'ma përcjell,
Gjethet e kuqërremta fërfërisin nē gji..

Do të isha harruar por s'më lënë yjet,
I mbështjellur pranë teje si në ëndërr,
Me ty më duket vetja hierëndë,
Sikur kemi ardhë nga një planet tjetër..

Gjethet më përplasen lehtë me fytyrën,
Ftohtë fluturojnë tek ngjeshen me mua,
Duke më zgjuar kur kalojnë në qerpikë,
Tek rrëshqet lehtë një pikë lot, muzgu im  u pezmatua...!!
Peshkopi më, 24.10.2020