>
LETERSISHQIP

Atdheut Tim!

Edhe thërmiat e dheut tënd janë të mufatura,
Qelizat e gjakut ty të kanë mbërthyer,
Nga brezi në brez faqet të mbeten të lagura,
Me fjalët nënë e shtrenjtë nga thellësia të kemi lyer..

Harta e murit të mbeti e paarrirë,
Vetëm tek zemra siperfaqja është e plotë,
Edhe rruazat e tua mbeten gjithmonë fryrë,
Duke na përcjellë herë pas here lot...

Nuk arrita kurrē të tē peshoj..
Sepse brenda teje jam masë e rëndë,
Copëzat tuaja të shpërndara më bëjnë të kulloj,
Më mëkove të të dua moj nënē...!!

Ah, zemra ime, në jetë të mbeti një vrimë,
S'na la të gëzojmë njeri tjetrin tē qetë,
Në shtratin tonë gjithnjë na është qepur një hienë,
Si rrjebull e keqe s'na lëshon dot..!

I ngazëllyer e i ngrohtë prehëri yt ;
Tek më mbështjell me copën kuq e zi
Melhem plagëve të shumta derdh
Nga gjiri jot pikon liri...!

Edhe kur marrim rrugën..dheu yt është i lehtë,
Djepi yt nuk na shemb,
Si sgalem shkojmë përpjetë
Forca jote shemb malet, forca jote përpinë retë...
Peshkopi, më, 08.11.2020