U zbardh koka e na ranë pendët,
Po vjen dimri miku im
Ca pika lot tek lëshon vjeshta
Mandatin n'dorë e vërtit, si kujtesë apo zhgënjim..
Një thinjë e bardhë mbi sup më ra
Ma fluturo erë, nga dera ime,
T'i po më tremb ëndërrën e vonë
Që më erdhi me shumë lëndime..
Kohë moj, si nuk rreshte së vrapuari,
Si pjergulla e vjetër lisin përshkoi,
Shumë e dredhur na u qepe mbrapa,
Me tym të bardhë na përcëlloi..
Kur grenza më pickon, plaga shpejt më shërohet,
T'i më ke futur thonjtë moj kohë, e plaga ime veç thellohet..
Unë e di se jam afruar në atë zonë të minuar..
Po su ngope njëherë moj kohë, gjithë jetës më ke shaluar..
Një plakë e vjetër se ç'mërmëriti,
Një rrënjë dhëmballe më ka mbetur,
Prandaj shif se ke ende jetë,
S'do harrojë koha për të të tretur...!!