>
LETERSISHQIP

Nuk Linda Rastësisht Në Këtë Botë

Jemi të lëvizshëm si ajo dita e krisur
ku ne brenda saj
tundemi në jerm
pa e kuptuar, vetëm kokën kthejmë...

Ditët mbyllen si xhamat e makinës,
jashtë ngjitur errësira
unë në përhumbje
fletët e verdha të librit numëroj...

Janë fletët që nuk arrin ti lexosh kurrë,
si tingujt e ngjarjeve të harruara
të vendosura dhunshëm
në pluhurin e ngrirë të viteve..

Përpiqem të ndez neonin
t'i bëj dritë relievit letargjik të së shkuarës,
kam frikë nga terri i grumbulluar
mos mbetem në dëshirën e ngadaltë të humnerës...

Të mbetem një hije e ligështuar..!!
më duket vonë të rilind
vetëm mes shkronjash
e kujtimeve të pa gjurmë.

E, të gjykoj mbetet gjithmonë relative,
e ditët thyhen e thyhen
e unë qahem e qahem në terr
si hije e mbetur në praninë e hēnës..!!

Një dallgë e kripur më mban zgjuar,
një shpresë për të frymuar,
filizët e mbjellur në tokën e thatë
ndonse të përtuar, rrugën do ta gjejnë..

Kam qejf të kafshoj fort ditën..
si qeni që lëshon jargën në plagën kulluar..
Nuk kemi lindur rastësisht në këtë tokë,
Sepse je pjesa ime integrale moj botë..
Peshkopi, më, 25.11.2020