>
LETERSISHQIP

Mendimet!

Mendimet nuk presin radhë,
të mbështjellura a të xhveshura nxitojnë,
vërshojnë në ajër si të marrë,
 me sinjal ndezur, flatrat në re shkarkojnë..!!

Siç vijnë në këtë botë pa u ndjerë,
nga nata e errët me trishtim
nga ditë me dritë të djersitura
vijnë të ngjallim e magjepsim dashuritë
Vijnë si një dëshirë e rrjedhë nga largësitë..

Këndi i fjalëve nuk u humbet kurrë,
edhe në ditë të zymta damarët plot,
gjumi s'më ze gjer në të gdhirë,
ndaj me fjalët ju përcjellim edhe lot..

Mendimi si një shtegtar i muzgjeve të vona
në fugë ere vërvitet shpirti,
nuk ju lidh dot  në një varg
herë të mekura,herë të vis,hkura  malli  vjen shumë larg...

29.11.2020.