>
LETERSISHQIP

Heshtja

Heshtja më pērcjell një imazh
si antipiretikë dhimbjen e avullon,
shpesh vendosur mbi shpinën tonë si tatuazh,
veshët i kanë rënë, grushtin fort shtrëngon...

E qetësuar nën monologun e fjalëve,
si plis i bardhë mbi kokë,
si paqja e lumtur pafund,
si një ditar i mbyllur, si një ditë e lodhur fletēn tund.

Me vete të marr por m'gudulis, heshtje,
si një libër i vjetër,
si një mike e harruar tek bangat,
si një histori tjetër
si mollëz e skuqur nga brengat..

Me ty heshtje shpirti flet e ç'fryhet,
me vete mē merr dhe frikën,
shpesh gëlltit dhe lotët..
më degëdis në fantazi,
nata, heshtja motrat memece pa lavdi..

Të përhumbur heshtje dërmitēm me ty,
si në ëndërrën e shkujdesur,
në jetën kemi zënë, nga koha e lashtë,
si degëzat me sythe të fjetura
na mbështjell me dantellën e artë..

Ti je ajo shkuma që mbi valë qëndron,
e ngjizur në tapetin e kuq të indeve,
e ftohtë e bardhë mes fjalësh prevalon.
e humbur në thellësinë e viteve...

Peshkopi, më, 05. 12.2020.

Spjegues
antipiretikë  = paracetamol, qetësues
prevalon.      = predominon-predominim