>
LETERSISHQIP

Ecim...

Fjala e mirë më bën të jemë i ngrohtë,
fjala shpesh më vjen dhe e mbytur,
fjala shpesh vallëzon si erë e lehtë,
fjala fluturon edhe si fantazmë e lajthitur..

Tundet karroca në humbëtirat e jetës,
lidhi krijimet e një ëndrre të hutuar,
lidhi rrugën e mërzitur të s'vërtetës,
më lidhi dhe mua nga fundi të shkruaj...!!

Fjala e mirë më bën të jemë i ngrohtë,
fjala shpesh më vjen dhe e mbytur,
fjala shpesh vallëzon si erë e lehtë,
fjala fluturon edhe si fantazmë e lajthitur..

Desha të frymoja tek ty jetë në gjithkça,
si një qiri memec i hasdisur,
i vogël, i  dobët, por me ngjyra,
po shpesh fytyrën dhe duart i pata të ngrira..!

Dhimbja shpesh më mbush shpirtin me mjergull,
ndjej që dhe koka po më digjet...,
po sytë e mi janë të përmbushur,
sepse fati yt nuk vjen me të lutur..

Si një operator që lëshon kripën mbi akull,
bota është  e mbushur në gjoksin tim,
si puthja në ëndërr pa dashur,
gëzuam ditët tona pa kthim...!!

Gurët kilometrik me gëlqere lyer
më përcjellin duke bërtitur,
në keni ndonjë thesar por ama të vyer
jetën bashkë me kujtime shpejt bëjeni të ditur...!!

Peshkopi,më 17.12.2020.