>
LETERSISHQIP

Hija

Në ëndërr pashë trupin tim tek lëviste,
ecte pa mbarim si katarakt i heshtur,
i ç' thurur  të njëjtat gjëra përsëriste,
si një bibliotekë e vjetër nën peshë kërciste...

Edhe në ëndërr nuk i thyja rregullat,
mendoja që ai që udhëton nuk vdes,
e krahu i djathtë lodhje më jepte,
nga graviteti i hënës mërzia çalonte..

E trupi ecte pa ndjerë kërcitjen e eshtrave,
e brenda qëndronte e maisur historia ime,
një gërmadhë me mure të pa hedhur në letra,
një grusht i thatë do të më kthente te vetja.

Mërzia është një pikturë e ftohtë antike,
zënkat e mëritë një rrëmujë pa kuptim,
shpirti, ti gjithmonë ke bërë viktimën,
si një trung i tharë ikën por pas lë frymën...

Sytë mbyllja që rrugës mos të shohin,
më vërvitej një tyrjelë e vogël në duar,
nga endja e pëhurës brenda dua të luaj,
njerëzia të më soditin që edhe në ëndërr vuaj..

Me hije notoj iluzionet e mia,
kalimi në mjergull kokën la të bardhë,
hija me skeletin seç më struken,
gjymtyrët e mpira lëvizin hija kthehet në t'gjallë..
12.01.2021