>
LETERSISHQIP

Vitet Dhe Unë !

Vitet po më shkrihen si akulli në diell,
si një flutur e lodhur endem i frikur në pyll,
trupi si koshere e boshatisur nga mëkati,
një vit ikën e tjetri vjen më i dërmuar i ngrati.!

Në kopështin e memories vura dritë,
një iluzion të çveshur nga ndjenja e hapësirës,
lakmisë, zemërimit e pengjeve u vura sitë,
i lashë vetëm në cep të humbëtirës..!!

Me pafajsinë e trembur të një murgeshe të re,
kthej sytë të kërkoj një copë diell,
lutem nën zë si qenjet e gjalla për ajrin e dëshirave,
po gjembat e mija a meritojnë një copë yll.!

Dua ti fshikulloj ditët e mija me kamxhik,
shenjat e zbehta po mi dërgon ajo që quhet pleqëri,
si këpucë e rëndë më cënon shëndeti i lig,
ca "mikroinfakte" të vegjël më çilën në përditshmëri..

Si elektrone të lira në sinfoninë e ujit që gurgullon,
të keqen lej pas si një forcë që duhet venitur,
fallsitetin e hipokrizinë e kësaj bote që po avullon,
kujtimet tufë, n'varkën e jetës si aguliçe e këputur..

Përqafuar kujtimet në krahët e ngrohtë,
edhe pse më jep një dorë xhelozia,
kristale spërkatmash mendjen ma mbajnë ftohtë.
të paprishur ende më ka mbajtur magjia...
Peshkopi, më, 26.03.2021