Oh, lere pluhurin e harresës të zbresë,
sepse do të gjej një vend të shurdhur,
le të lastohet si pulbardhat mbi det,
si një kumbull e kuqe me frut të humbur..
Le ti mbuloj ato gërma të shtrëmbëra,
sa lodhen me kotësira mendimesh,
që koha vështirë ti tret,
mes dhimbjesh lëvis si magji e lehtë...
Ajo nuk ndërroi kurrë planet,
as micla nuk ndryshoi erën e vet,
zvarritur një si shenjë pafundësie,
merimangë që endet e plotë në hije..
Harresa ndërthurur në rrjeta,
tek lëviz gjithmonë përgjumur,
kujtimet nën peshën e netëve numëron,
dëshirat lidha varg, shpirti më agjëron..
Harresa vjen si një priceshë e bardhë,
pritja shpesh e kthen në statujë,
nga harta memece kërkon të flasë
sa herë rrotullohet shtratin gjen rrëmujë..