>
LETERSISHQIP

Pesimizëm

Vyshket ëndrra ime,
por ka frikë të flas,
ankthi m'zuri grykën dua të bërtas..!
bota e nervozuar, copëzat po le pas..

Kujtimet shtrëngoj në pëllëmbë të dorës,
miqtë e mikeshat bien një nga një,
përpiqen të flasin por nuk e dinë me kë,
njerëz që nuk heshtin por nuk thonë asgjë..

Merre drithmën time e hidhe në lumë,
aty muzgu rrëzohet, aty të mbetem unë..
të derdhem e të fryhem e t'pushoj në Bunë..
të më lyhet qerrja, pastaj të marrë frymë...
Peshkopi, më, 02.08.2021.