Bedri Çera Poezi
Bedri Çera

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Arsyja

Ma venitet edhe arsyen..
edhe ajo po e humb fillin,
tani edhe vetes më s'mund ti besosh,
aty ku ngjiza nuk të përfillin..!
copëz relative e mbetur bosh..!

Po rrimë gjatë në pritje..
pritje që xhanë ma ka lodhur..
mes shpifjesh rrimë pa folur..
me të keqen kam frikë me u ndesh..
vetëm ikja vrapon mes nesh..

Arsyja kjo flutur e ulur rastësisht në dorë..
më thrret rastësisht për fituar në kumar..
oh,jeta ime kronikë e mjegullt..
jetë harabeli me fole nën tjegull..

Arsyja e fjalëve të mia më tund..
si një fëmijë të përgjumur ndër ethe..
mes iluzionesh më shkund..
tek rrotullohen rreth boshtit tim..
shpesh dikush i bie ziles e m'prish mu magjinë..!

Arsyja vetë nis të shkruaj,
më le pa gjumë gjer në agim,
ju jeni në të drejtën tuaj,
po edhe unë dua një ç'mim..
sepse më shihni si po vuaj, jam i thartë e me veten nuk po luaj..!


Peshkopi, më, 19.11.22

- Poezi nga Bedri Çera



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0