TEKSTESHQIP

Behxhet Korpuzi & Lulzim Shala
Rame Bllaca
Lyrics

Aaaaaaaa retë e zeza
Na ranë n’Kosovë
Haj me det, o për popullin tonë

Haj me detë po banë Shqiptaria
Ligje trana bjenë qeveria

Aaaa ligje trana, zi e ma zi
Me i shpërngul shqiptart për Turkie

N’Anadoll shqiptart dojne mej que
Serbve tokat me jav lshue

Ooo ngushtë i zanën populli shqiptar
Tuj ba turtura me xhanarë

Me xhanarë edhe hygjymet
Dojnë me lshue atdheun e vetë

Aj Ramë Bllaca musteqe zi
Iuuu pou rrin ministrave karshie

Japin letrën me nënshkrue
O shqiptart thojn n’Turqi mej que

Zbanë shqiptart n’Turki me jetue
Se 500 vjete me ta kem liftue

N’koft se m’pysin populli mue
Vatrat tona skena mej lshueee

Aa n’Kosovë Rama kthye o kanë
Nisë t’vërteten ai pe tregon

Neper shok edhe miqasi
Jo mos shkoni vllazen për Turqi

Ooo se qëllimet e kjarta janë
Pa shqiptar këtë tokë dojnë me lanë

Sa ma mirë, ej që të jetë
Pe nis Rama Kullën e vetë

Oo Rama Kullën, Ai mirë pe nreq
E shpernguljes hovin ja pret

E merr vesh edhe qeveria
pa shqiptar ka meten Turqia

Shkit tradhtin e kanë pas zakon
Kurthen Rames po ja bajnë

E kanë thirr prap në ministri
Me nenshkru Ai letren e tijeee

Oo dora jeme tha sjep nenshkrime
Jo se lam Kosoven jetime

Se shperngulim thot shqiptarin
Skemi le per me rrnue n’Turqi

Aaaa keq ministri aa ish kan idhnue
Hajt mor Ramë se ki mem pa mue

Ooo u nis Rama n’shpi me shkue
Vrasësit mrapa ju paskan lshuee

Oo vrajmi zot ata faqezi
Ja zunë priten n’katund të tijeee

E vran Ramen atë deputet
Por ideja e gjall ka meeet

Qato ligje që i nxurr Krajlia
O prap ktu meti shqiptariaaaa

Brez pas brezi oo o kem ba beee
Ooooooooooo shqipja ktu do ta ketë foleneeeeeeeee

DËRGOI: