TEKSTESHQIP

Beka
E Ke Kete Emer
Lyrics

E bukur e bukur je me viset qe i ke
E madhe dhe e larte e kthjellet je
Ujin qe e ke te ftohte, mali qe e bie
Lugjet i ke ar, e ar i ke pyet
KOSOVE te thirrin, te shejt e ke emrin
Njerzit qe i ke, Zoti ty ta dha bekimin
Kush te plagosi, s'ta ka ditur cmimin ty
Populli te mbrojti, se te kane si dy sy
Ne zemrat tona je, dhe te kemi zemer
KOSOVE te thirrin, dhe ti e ke at' emer

Oj KOSOVE sa e bukur je
Ty te kam jete, e ty te kam fe
Per ty jetoj dhe kam jetuar
Ti je enderr qe kam enderruar.(2x)

Rinia jone jane lulet e tua
Si pranvera e bukur, oh sa shume te dua
Me gezim tash femija ne loje luan
I qete flen, se dora jote e ruan
Jetojne njerzit me vullnet e me zell punojne
Me djerse te madhe jeten e tyre ta ndertojne
Ta kthejne jeten perseri, e te gezojn
Me gjith zemer, e me dy duart, te urojne.

Ty te kane jete, ty te kane ma t'madhen drite
Ty te kemi uje, buke, te kemi drite
Ne zemra tona je, dhe te kemi zemer
KOSOVE te thirrin, dhe ti e ke at'emer.

Oj KOSOVE sa e bukur je
Ty te kam jete, e ty te kam fe
Per ty jetoj dh kam jetuar
Ti je enderr qe kam enderruar.(2x)