TEKSTESHQIP

Bekim Bislimi
Cila Je Ti
Lyrics

Cila je ti që më erdhe kur s'kam pritë
Cila je ti që n'sytë e mi kërkoje dritë
Në brendinë e vetes tënde
Ishe mbyllë në ëndrrën e vrarë
e në heshtje më the: më ndihmo.

Cila je ti që para syve m'je vegim
Cila je ti që n'sytë e mi kërkoje zgjim
e nga bota lakmiqare
n'zemrën time strehim kërkoje
e me zë më the: a më do?

Refreni:
Unë të bëra pjesë të shpirtit
Mbretëreshe të zemrës sime
E me dritën e syve të mi botën ndriqon

E sot ikën larg nga unë
A s'më thua ç'faj të bëra,
a je engjëll a vrastare që mashtron?

Cila je ti që vetveten e tradhëton?

Nuk do t'gjeshë dot lumturinë
e ke mallkuar dashurinë
që me afsh e kërkoje nga unë
Larg në botën lakmiqare
do të humbesh si më parë
e mashtruar, e mashtruar si dikurë.

Refreni:
Unë të bëra pjesë të shpirtit
Mbretëreshe të zemrës sime
E me dritën e syve të mi botën ndriqon

E sot ikën larg nga unë
A s'më thua ç'faj të bëra,
a je engjëll a vrastare që mashtron?

Cila je ti që vetveten e tradhëton?

DËRGOI: