>
LETERSISHQIP

Filozofia E Çekiqit

kur vallëzimet vdesin një pas një
një sëmundje e zezë e pllakos' token,
asnjë fjalë nuk dua më.!
Tërsinë, po ma thon lotët,
që po rrjedhin gjer tek arza e fytit
dhe m'u aty po behen cop' akulli,
dua, t'mos shkrihen!!
Hijet po zgjohen dhe po kalojne mbi 'kufomat tona",
qe aq shume e pasken dashur roberine!...?!
Asgje s'do të ishtë imazhi i 'Korbit',
Asgje s'do t'ishte "Anija e Dehur"
dhe asnje asgje, asgje s'do te ishte;
asnje, se fjalet genjejne gjithnje.
Budddh'a, Kabbalah'as, Bibla a Kur'an'a...!
kthehuni, me mire...!
....
Vet, Ne i varrosem, vrame, persekutuam, gozhduam.., te gjithe...
me njëmijë gozhdat e helmosura, që qëndronin në pallatin e mbyllur dhe tash'me, njejte ecen 'humano'idi'-turpi i tij.
për hajnat, ziliqart, te sëmurët mendor, egoistet,...,
Pikërish sic' kane qene sikur, shume me shume, tani....
Sëmundjët shtrihën deri pertej rrathëve të, "Komedisë Hyjnore",
atje ku as Dante nuk mundi te hyjë, ASNJEHERE....
e t;gjith e dim, se kurre nuk e gjeti Betriçen...
Ah, Dante, sa gjat' na 'mashtrove'! : )
...
Po kemi vdekur!!?
Dje?
Sot?
mundet', Pardje?
Të dyfishuar ne hijet qe moren pushtetin...
E din?
Ato hijet,
që e plasinin njera-tjetrën m'u n'fyt,...!
Askush mos,
asnje fjalë...
Unë, ti, ai, ajo, Ne, Ju, ata/ato
e predestinuam kët....
Dhe po keshtu me pas, do i zhvarrosin trupat tonë
s'i hijet e osmanlve t'pështir,
kur nxoren trupin e Pjetër Bogdanit,
e ua gjuan qeneve t'rrugws ne ate dimer acari
e ben cope e cope!
: (
Nuk kam mundur kurrë të vallëzojë me trup të lirë,
sepse
shpirti nuk ndjente Liri, asnjhere, as sot kur ka kthetrat, pran tij....
Hijet e tyre, 'cilat ne "rraca' jone edne s'po i percepton as s'po i sheh.
Ket e di mire, qe nga "Filozofia e çekiqit" ,
kur, Schopenhauer't i'u hargjua boja e gjakut
po fjalët ia pëshpëriti, m'u tek veshi, Nietzsche's.
Shume kanë thënë,
dhe ata gjithnjë kanë të drejtën absolute!
T'bëjmë ritualet e fundit e
t'pastrohemi...
Por 'miti i Zotit te shtepise", e ngrit'ke Koken daulle, qe e ka dhe ashtu i mbet edhe sot , vetem daulle e c'pordhur.
Asgjë, asnjë s'do t'i shpetoj ciklit vicioz,
sa bukur e pamëshirshëm rrotullohët,
rreth nesh duke buzëqeshë, për Ata të fundit...
s'i Llamjat a Gorgonat me gjinjt' e 'praruar'
dhe Duart e tyre te bukura, deri tek transformohen ne perbideshet e Tyre.
Sa me par'!
.
3/6rai(ev(y
07, nentor 2016