>
LETERSISHQIP

Lumturia

Ç'është lumturia?
O,e bukura nënë,
Ke dy-tri fjalë,
Për të mi thënë.

Moj e ëmbla,bija ime,
Lumturi,ka në gëzime,
Kur unë të dua,e ti më do,
Lumturi më t'madhe mos kërko.

Kur ti pesat,i rendis,
Kur gjallëri i sjellë shtëpisë,
Kur na fal plot magji,
Ja,kjo është lumturi.

Ka ca gjëra,që ti si di,
Mëso të falësh lumturi,
Mëso të respektosh,
Mëso pastaj lumturinë ta jetosh.

Lumturinë jetoje,
Por nuk mendesh vetë,
Lumturo të tjerët,
Pastaj,lumturia të pret.

Tani,e kuptova,
O nëna ime,
Sa të jetë kjo jetë,
Do të falë dritë,
e plot gëzime.

Nga sot e përjetë,
Me ty një sekret do ndaj,
Misioni im jetësor,
është lumturi të shpërndajë.