A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Fenë Myslimane

All-Llahu

I pakrijuar nga askush
i palindur nga asnjë nënë
i pafamilje dhe pa fëmijë
i pangjarë me askënd.

I paplakur asnjëherë
i paprirur për lakmi
i pambrojtur nga askush
Krijues i çdo gjëje, në tokë e gjithësi.

Pronar absolute:
i ajrit dhe erës
i ujit dhe shiut
i tokës dhe qiellit
i borës dhe malit
i hënës dhe diellit.

Krijues i shpirtit
i trupit dhe mendjes
i gjuhës dhe syve
i gjakut dhe zemrës

Pranues dhe falës
Për plakun e të riun
për vajzën dhe plakën
për profesorin dhe bariun
për secilin që ka mëkate
dhe sinqerisht falje kërkon
All-llahu është pranues i pendimit
askujt pendimin s'ia refuzon
nuk ia mbyll askujt derën
kur me pendim i troket.
Në çdo çast të jetës
All-llahu, pendimit tënd e pret

Udhëzues dhe Drejtues
i vetëm dhe pa shok
Mbrojtës dhe Ndëshkues
me argumente plotë
për atë që logjikon
dhe mendja për mbarë i punon
patjetër dhe pa fije dyshimi
Madhërin e Tij do e pranon.

I Gjithëdijshëm dhe i Ndriçuar
Madhështor dhe i Madhëruar
Fuqiplotë dhe i Pamboshtur
shumë i dashur dhe i Adhuruar
Fisnik dhe Bujarë
Zemërgjërë e Dorëlirë
sa do e vogël të jetë vepra
All-llahu ta shpërblen me të mirë


Mjeshtër i krijimit
nga dheu, drita e zjarri
është i Vetmi i pa kufi
Gjithëmbajtësi dhe i gjalli.


Ai është që krijoi njeriun
të bardhin, të verdhin
të kuqin e të ziun
me pamjen më të bukur
në formën më të përsosur
mbështetu vetëm tek Ai
gjithmonë, se do jesh i pamboshturë
Ai është që drejton dhe dirigjon
Tokën dhe niversin
Ai është që qetëson
dhe e trazon detin.

Atij i përkulet:
njeriu e meleku
toka e qielli
zogu dhe peshku
guri edhe druri
kodra e mali
yjet dhe universi.

Përmban të gjitha cilësit e mira
i Pagabuar dhe Mëshirplotë
ka nëntëdhjetë e nëntë emëra më të bukur
Ai është i vetmi – nuk ka tjetër Zot
Ai s'ka nevoj: për para e pasuri
për vetura e shtëpi
Ai nuk mërzitet i vetëm në vetmi
nuk fle kurrë dhe se kotë gjumi
s'ka nevojë për grua e fëmij.

Me lejen e Tij lindim
rritemi dhe zhvillohemi
luajmë e qeshim
qajmë e gëzohemi
flasim e shikojmë
flem gjumë e zgjohemi
ecim e dëgjojmë
në emër të fjalës së Tij
në rrugën e drejt luftojmë
vetëm me lejen e Tij
këtë jetë ne e jetojmë.

Ai e zbriti këtë fe
shpëtim për krejt njerëzimin
me mëshirën që e posedon
Ai ia mbosht vetës zemërimin

Fjalët e mia nuk mjaftojnë
për të gjitha mrekullit,
që unë nuk i di
All-llahu është i Vetmi
s'ka të adhuruar tjetër përveç Tij
Ai që dyshon në këtë madhëri
le të mendojë thellë me mendje
le të logjikojë vetëm pak
dhe do e pranoj lartësin e Tij.

Nuk ka fare dyshim
se ti All-llah ekziston
duhet të jet në kokë i krisur
madhërin tënde kush e mohon

I vërtet je ti All-llah
je i gjallë e i madhëruar
nuk ekziston diçka tjetër
që meriton përveç teje, për t'u adhuruar

Kush dëshiron të gjej
në shpirt paqe dhe qetësi
le të kthehet nga All-llahu
dhe do jet fitues përgjithnjë.

28. I .2012

- poezi nga Benjamin Krasniqi


- Poezia u dërgua nga Benjamin Krasniqi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  51





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019