>
LETERSISHQIP

Mbështetu Tek All-Llahu

Nëse do mbështetem tek muri
ai një ditë mund të shembet
dhe do më zërë edhe mua
sepse ai as veten nuk mund ta mban.
Nëse mbështetem tek njeriu
ai do të vdes një ditë
dhe prap unë mbetem vet
askush nuk jeton përgjithmonë!
Nëse mbështetem tek pasuria
ajo një ditë do më hargjohet
dhe prap unë mbetem vet
asgjë nuk zgjat deri në infinit!
Nëse mbështetem tek fëmijët e mi
ata një ditë do të ndahen nga unë
dhe prap unë mbetem vet
askush nuk të mbështet gjithmonë.
Nëse mbështetem tek fuqia ime
unë një ditë do të plakem
dhe s'do kem fuqia për asgjë
askush nuk është i pa përkulur!
Tek të gjitha krijesat po të mbështetem
prap se prap do të mbetem vet
sepse të gjitha krijesat
varen nga dikush tjetër.
Krijuesi nuk varet nga askush
nuk ka nevojë për askënd.
Pra më mirë të mbështetem
tek Ai i cili nuk më lë vetëm kurrë
të mbështetem tek Krijuesi i çdo gjëje
Tek Ai i cili nuk është i lindur dhe nuk ka lindur askënd
tek Ai i cili nuk ka fillim e as mbarim
Më mirë të mbështetem tek All-llahu i Madhëruar
tek Ai, i cili, nga të gjithë është i adhuruar.
18. XII .2011

DËRGOI: