>
LETERSISHQIP

Mbijetuam...

Të shtypur e të pushtuar
qindra vjet të robëruar
mbijetuam nën shpatë e flakë
identitetin se kemi ndërruar

Tokën me gjak e kemi larë
ne me luftëra jemi rritur
me barot jemi ushqyer
lulet me lotë i kemi ujitur

E kemi luftuar vdekjen
e kemi vrarë robërinë
jemi flijuar brez pas brezi
për ta gëzuar sot lirinë.

I sakrifikuam të gjitha
jetërat tona nuk i kursyem
vetëm pse jemi shqiptarë
nga fqinjët tonë u urryem.

10. XI .2012