>
LETERSISHQIP

Gjeta, Atë Që Kërkoja

Kërkova pa fund qetësinë,
Atje ku ajo nuk ekzistonte fare
Atje, në zhurmën më të madhe
Kërkova ta shuaj etjen time
Atje ku nuk ekzistonte ujë
Atje, ku nuk kishte burim
Atje ku vetëm më shtohej etja
Doja ta qetësoj shpirtin tim
Në gjërat që nuk isha krijuar për to
Dhe ato nuk ishin krijuar për mua
Doja ta qetësoja kokën time
Në muzikë, alkool e gjëra të shpifura
Por kisha harruar, që koka ime është krijuar nga balta
Dhe vetëm kur bie në baltë qetësohet
Trupin tim të baltosur, ia fala botës
Por harrova, që bota, një ditë do më tretë edhe mua
Harrova se një ditë edhe kjo botë do tretet,
Do bëhet thërrmija, po ashtu sikur trupi im
E si t’i bëhem rob dikujt që nuk mund të më mbrojë
Në fakt nuk mund ta mbroj as veten
Desha të bëhem banor i kësaj bote
Pa menduar se jam vetëm kalimtar rasti
Jam vetëm në një stacion tranzit
Nuk mendoja fare për shpirtin
Trupi do bëhet banor balte
Do futet në barkun e tokës, do kthehet në origjinë
Por çfarë të bëja me shpirtin, që kurrë se kam parë
Çfarë të bëj me të, kur nuk ma tretë toka
Ku ta dërgoj ashtu të mëkatuar dhe të nxirë nga mëkatet
E kam marrë të bardhë dhe ta kthej të zi, a është kjo e ndershme?
E mora pa asnjë të metë dhe ta kthej të gjymtuar
A është kjo ajo çfarë duhet të veproj?
Por një ditë deshi Zoti dhe çdo gjë në mua ndryshoi
Gjeta atë qetësi që kisha vite që e kërkoja
Gjeta ndiçimin e shpirtit tim
Gjeta rrugën e jetës sime, për këtë, Krijuesin tim
Sa të jem gjallë do e falënderoj.


10. XII .2013