>
LETERSISHQIP

Roje E Kufirit

Tani pusho i qetë, aty ku vetë e zgjodhe vendin, në tokën e Shqipërisë.
Ku do ta dorëzosh shpirtin tënd, për tokën tënde.
Për ta mbrojtur atdheun, që të rriti dhe të bëri burrë.
Këtë tokë që aq shumë e deshe, ia fale rinin,
Jetën dhe trupin tënd, i vure në shërbim të saj.
Nuk të mjaftoj, sa ishe gjallë,
Por tani edhe i vdekur, do të i bësh roje kufirit,
Të cilin nuk e deshe aspak.
Për të cilin i dhurove të gjitha,
Vetëm e vetëm t’i rrëzosh,
Ato shtylla betoni dhe ata tela me gjemba
Që na ndan aq gjatë.
“Agimi i kufirit”, kështu të kam pagëzuar
Ty heroi im tokësor.
Nuk ishe muskulor si Leonida,
Por më i pathyeshëm se ai.
Më i pa përkulshëm se ai
Nuk ishe as si Akili, Hektori as si Muji e Halili
Nuk ishe si askush tjetër.
Nuk e di as vet pse tani të krahasoj me të tjerët
Ndoshta për ta vënë në pah trimërinë tënde
Apo për të të krahasuar me legjenda
Ndoshta asnjëri prej tyre nuk ka ekzistuar kurrë
Ndoshta të gjithë janë vetëm emra
Vetëm heronjtë që të famshëm i ka bërë vetëm letërsia
Ti nuk je legjendë sepse legjendarët mund të mos ekzistojnë fare
Ti ekziston dhe do të ekzistosh përgjithmonë
Ti nuk ishe as mbret e as hero mitik
Ishe qenie njerëzore, një hero epik
Nuk kishe krahë të fluturosh as brirë në kokë
As, asgjë tjetër të jashtëzakonshme, në pamjen e jashtme
Që do të mund të të dallonte nga ne të tjerët.
Të dallueshme e kishe vetëm:
Atdhedashurinë, trimërinë, mosbindjen ndaj robërisë
Dhe dëshirën për ta parë atdheun bashkë, ashtu siç e meriton
Dashuria për liri ta shtoi trimërinë
Robëria ta shtoi atdhedashurinë
Dëshira për bashkim kombëtar, të bëri të pavdekshëm
Shtatoret nga bronzi dhe guri, nuk të përjetësojnë
Ato me kalimin e viteve do të i mbuloj pluhuri
Do të i shkatërroj bora, shiu, dielli, e mbi të gjitha do i gërryej harresa
Të pavdekshëm dhe të përjetshëm
Të ka bërë vepra jote, vula e lirisë.
Pas nesh do të vijnë të tjerë në këto treva
Por ti nuk do harrohesh kurrë
Jo pse emrin tënd e mbajnë rrugët dhe sheshet e Kosovës
Por liria dhe bashkimi kombëtar
Kanë emrin tënd, që vet i pagëzove
me gjakun tënd shkrove himnin e bashkimit
Mund të harrohesh nga njerëzit.
Por jo nga toka , ti je biri i kësaj toke
Nëna nuk e harron kurrë birin e saj
Edhe nëse më kurrë nuk i kthehet
Edhe pse ty nëna jote, tani të mban në gjirin e saj
Të ka afër njëzet e katër orë
E mban trupin tënd brenda saj
Ndoshta frikësohet se po ik nga ajo
“Agimi i lirisë”, këtë emër e ke dhuratë
Nga krisma e automatikut tënd
Agimi i mëngjesit, është lajmëtar se tani terri iku
Erdhi dielli, erdhi drita.
Filloj një ditë e re
Edhe emri yt është simbol
Drite, dielli dhe mbi të gjitha
Lirie dhe bashkimi
Me shpatën “Katana”
Ia preve atdheut prangat e robërisë
Pranga që për shumë vite i rrinin varur në qafë sikur qenit
Nëse të harrojmë ne, ti mos u mërzit aspak! Agimi im.
Ty nuk të harron Zoti dhe toka jote
Nuk ka rëndësi sa përkujtohesh nga ne, që kemi harruar edhe vetën
Ne jemi më të vdekur se ti edhe pse jetojmë
Ne jemi vetëm të gjallë, e të harruar për së gjalli
Rëndësi ka që ti tani je i pavdekshëm
Në tokën tënde dhe tek Zoti yt.
Mirupafshim – Roje e kufirit
Heroi im - Agimi i lirisë
Agim Ramadani – Katana

11. IV .2013