Tema: Poezi Trimërie

Zahir Pajaziti

Vitet ngadalë po ikun
të gjithë plakemi ngapak
por ty nuk të plakë koha
i dashuri komandant

Ti nuk plakësh asnjëherë
jo pse të kanë skalitur në gur
ose në shtatore bronxi, apo në pllaka sheshesh
ty historia nuk të harron kurrë

Do kalojnë vite, shekuj e mileniume
ti gjithmonë i ri do mbetesh
mund të harrohesh nga mendjet njerzore
por nga toka ti nuk tretesh.

21. IV .2013

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  21