N’funeralin Tim

Të gjithë sot qenkan mbledhur
E kanë ardhur n’funeral
Po i shoh me lotë në sy
Më bëjnë gati për në varrë

Nga shtëpia më kanë nxjerr
Për në varreza janë drejtua
Nëna, babi e vëllezërit
S’munden lotët me i ndal për mua

Po i shohë me lotë në sy
E po luten për shpirtin tim
Një grusht dhe nga varri im
Po e marrin si kujtim

Lamtumirë të gjithë më thonë
E Allahu të mëshiroftë
Qoftë i lehtë dheu për ty
E Zoti varrin ta ndriqoftë

22. IX .2010

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7