>
LETERSISHQIP

Dikur/Sot

Dikur ndanim të njëjtit lot, për të njëjtën arsye.
Jetonim në të njëjtën zemër të dy.
Ëndërronim njësoj edhe pse jetonim larg.
Vuani kur njëri ishte keq.
Nuk na zinte gjumi kur njëri nuk kishte gjumë.
Dikur ndanim një dashuri pafund.
Ndanim të njëjtën qokollad dhe të njëjtën gote me ujë.
Të njëjtin shtrat e të njëjtën nënkresë.
Dikur ndanim gjithçka së bashku, sepse së bashku jetonim.
Jetonim për njëri-tjetrin.
Vuanim, qeshnim, gëzoheshim e luteshim bashkë.
Për ne kishte vetëm një ëndërr, “të jetonim deri në vdekje bashkë”.
Ëndërronim një familje së bashku, shumë djem e vajza.
Djem sikur unë e vajza sikur ti.
Nuk na interesonte a do jemi milioner, apo do të jetonim në varfëri.
Por një dite diçka ndodhi, ndarja në dere na trokiti.
U ndamë e u shkatërruam, më së bashku nuk jetuam, mëngjesi bashkë nuk na ndriti.
Shumë gjëra dikur i ndamë, asnjëherë nuk u ngopëm.
Asgjë e tepërt për ne nuk ishte.
Sot gjërat kanë ndryshuar.
Takohemi në rrugë e nuk flasim, kthejmë kokën në anën tjetër.
Sot veç një gjë e ndajmë, sepse asgjë nuk ka mbetur, për ta ndarë ne.
Sot ne e ndajmë mes vete vetëm urrejtjen.
Vetëm atë e kem të përbashkët dhe asgjë tjetër.
Ata që dashurohen shumë, dikur do të urrehen shumë.
Mos duaj shumë, mos beso shumë, mos falë shumë,
Sepse dikur ajo shumë, ty do të të lëndoj shumë.
9. V.2014