Tema: Poezi Për Shoqerinë

Duke…!

Duke menduar se je perfekt,
Asnjëherë asnjë dobësi tënden, nuk mund ta përmirësosh.
Duke shikuar punët e të tjerëve,
Asnjë punë tënden, nuk mund ta rregullosh
Duke qenë kryeneç,
Asnjë këshillë nuk mund ta pranosh
Duke qenë mendjemadh,
Asnjëherë asgjë nuk do të mësosh
Duke menduar se je më së larti
Gjithmonë në fund do të përfundosh
Duke u prirur nga egoizmi,
Gjithmonë turpin do ta fitosh
Duke u munduar t’i rehatosh të gjithë,
Gjithmonë dikë do ta harrosh
Sa më shumë ta dashurosh dikë,
Që nuk të vlerëson sa ti e meriton,
Aq shumë vetën do ta lëndosh.

4. II .2014

- poezi nga Benjamin Krasniqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  12