>
LETERSISHQIP

Shpirti Nuk I Takon Tokës

Nëse e lejon vetën të prihesh nga fjala e Allahut,
Asnjëherë nuk do të dështosh,
Por nëse e lejon vetën të prihesh nga epshet tua,
Asnjëherë nuk arrish asgjë.
Jemi krijuar për të qenë rob të Krijuesit, e jo rob të epshit.
Bota është materiale dhe një ditë do të shkatërrohet,
Trupi jonë është me prejardhje nga dheu,
Pra edhe ne një dite do të vdesim, kalbemi, dhe do të harrohemi,
Shpirti nuk është material, është frymë nga Allahu,
Pra shpirti përsëri do të rikthehet tek krijuesi i tij.
Shpirti nuk do të qetësohet derisa të ngopet me adhurim ndaj krijuesit të vet.
Trupi ushqehet nga toka, ne toke e gjen qetësinë,
Shpirti ushqehet nga larte, qetësin e gjen vetëm kur lidhet vertikalisht me Allahun.
Nëse shpirti mundohet te gjej qetësi ne toke, nuk do te ia arrij asnjëherë,
Sepse nuk i takon tokës, i takon qiellit.
Shpirti kurrë nuk do të jetë i qetë, derisa nuk e plotëson vetveten me islam.
Materialja dhe tokësorja nuk mund te bashkohen asnjëherë.
Sa me shume qe forcohet trupi, shpirti dobësohet me shume,
Sepse shpirti behet rob i epshit,
Sa me shume qe forcohet shpirti dhe besimi,
Edhe trupi do te forcohet, sepse shpirti i forte e bën te forte edhe shpirtin.
Bota është krijuar mbi fjalën “La ilahe ilAll-llah”.
Shahadeti ka njëzet e katër shkronja.
Pra, e tërë dita, muaji, viti dhe tërë jeta,
Duhet të jetë e ndërtuar mbi këtë fjalë.
Nëse jeta nuk ndërtohet mbi këto themele,
Të cilat e mbajnë botën mbi supe,
Atëherë jeta nuk mund të ndërtohet fare.

11. V .2014