A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ëndrrat E Dikujt

Nëse dikush të lejon të hysh në ëndrrat e tij
Nuk do të thotë t’ia prishësh gjumin!
Hyr ngadalë, pa bere zhurme
Shtrihu dhe zërë vend aty
Mos e ngrit zërin, fol ne heshtje
Mbylli sytë, shiko me zemër
Mbylli veshte, dëgjo me shpirt
Çdo gjë rreth teje, aty frymon për ty
Ëndrrat qe t’u dhanë amanet, ruaj me xhelozi
Mos ece mbi to, mund ti thyesh
Mund te lëndosh shume
Mund te shkaktosh plage pa shërim
Ato janë thjesht ëndrra
Te ndërtuara nga emocioni për ty
Nga dëshira e madhe qe nuk përfundon asnjëherë
Deri kur behet ëndrra realitet.

25. VIII .2013

- poem written by Benjamin Krasniqi


Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  18





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018